LAJME » TOPONTV
Askund nuk shkon pa revole. As kur jep mësim për nxënësit që duan ta mësojnë anglishten. Revolen “Ekol” mësuesja Valbona Peci e kishte me vete edhe të mërkurën kur kishte përfunduar mësimin privat me nxënës. Sikur ta dinte se 34 vjeçari do t’i hynte në zyrë ku edhe do të kërkonte nga ajo që t’ia lirojë banesën në të cilën banonte. “Ashtu ishim marrë vesh”, i kishte thënë personi mësueses Valbona, shkruan gazeta “Express”.

“Sipas deklaratës së ankuesit, e dyshuara thuhet ta ketë kanosur me armë, pasi të njëjtit kishin filluar një zënkë verbale për shkak të mospërmbushjes së një marrëveshjeje në mes tyre rreth një çështje pronësore”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë nga rajoni i Mitrovicës
.
.
Labels: