LAJME » TOPONTV
Motra e Enver Sekiraçës është zënë me 6 mijë euro, të cilat i kishte me vete të enjten, kur kishte shkuar në burgun e Dubravës për ta vizituar vëllanë, kanë bërë të ditur burime të gazetës “Koha Ditore” dhe konfirmuar nga autoritetet e burgut.
“Ka ardhur për ta vizituar, gjatë bastisjes ia kemi konfiskuar 6 mijë euro, të gjitha me bankënota 500 euro. Asaj i është ndaluar vizita”, ka thënë, për “Kohën Ditore”, Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha.
“Rasti është izoluar. Policia e ka marrë në pyetje dhe e ka marrë për procedurat e mëtutjeshme në stacionin policor”.
Labels: