TopOntv

TopOntv
Movies, Musics, photos, ETC.

Apple shet 3 milionë iPad për 3 ditë


Apple ka publikuar të dhënat e shitjes për iPad-in e ri, të cilin e ka lansuar të premten e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara thuhet se Apple ka shitur më shumë se 3 milionë iPad për tri ditë, ndërsa në këta numra përfshihet iPad Mini dhe gjenerata e katërt e iPad.
Sipas Apple, kjo shifër është dyfishi i asaj që kompania ka arritur me modelin WiFi të iPad, pas javës së parë të lansimit të tij, edhe pse nuk janë dhënë detaje të sakta se sa njësi të këtij modeli janë shitur.
“Konsumatorët tanë anembanë globit e pëlqejnë iPad-in e ri dhe gjeneratën e katërt të iPad” ka thënë Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple.
“Ne kemi thyer rekord të shitjes në fundjavën e parë pas lansimit të tabletit, dhe sot, praktikisht jemi jashtë stokut me iPad Mini. Ne jemi duke punuar shumë që të arrijmë të prodhojmë sasi të reja, për të plotësuar kërkesën e jashtëzakonshme” tha Cook.
Do të jetë interesante të dihet se sa iPad Mini, Apple ka shitur saktësisht, pasi që ky është modeli për të cilin është folur gjatë.

Read More 0 Comment

Thashethemet e banorëve në ”VIP Shpija”


Banorët e shtëpisë më të madhe në trojet shqiptare, të reality shout Vip Shpija 3, gjatë javës kanë komentuar për cështje të ndjeshme brenda shtëpisë, duke filluar nga sjellja e Lasgushit e deri te karakteri i Afronës.
Shqipriu, i njohur si ‘Lasgushi’ është larguar nga shtëpia, ndërsa pas daljes ka mundur të shohë se kush ishin ‘armiqt’ e tij brenda shtëpisë.
Kishte komente nga më të ndryshmet në dhomën e rrëfimit, por se për cfarë bëhet fjalë, shikoni videon :

Read More 0 Comment

Mposhtet Barca


Barcelona ka pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i Celticut në ndeshjen e vlefshme për Grupin G që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Celtic Park.
Si zakonisht, mysafirët dominuan me posedimin e topin në fraksionin e parë të lojës, por pas 45 minutash, ishte ekipi vendas që avanconte.
Një krosim të Charles Mulgrew e shfrytëzoi Victor Wanyama për të shënuar me kokë (21’).
Blaugranët vazhduan të rrezikonin duke goditur shtyllën me anë të Leo Messi e Alexis, por nuk arritën të shënojnë.
Edhe në gjysmën e dytë, katalunasit vazhduan duke bërë lojë ofensive, mirëpo ishin joefektivë. Dhe ndërkohë që ata nuk shënonin erdhi goli i sigurisë për vendasit.
Një gabim të Xavit e shfrytëzoi Anthony Watt për të dyfishuar rezultatin (83’).
Lionel Messi shënoi në minutat shtesë (90’+1), por vetëm sa për të ruajtur nderin blaugran.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica e ka mposhtur Spartak Moskën me rezultat 2-0.
Pas xhiros së katërt, Grupit G i prin Barcelona me nëntë pikë, ndërsa Celticu ka shtatë pikë në vend të dytë.

Read More 0 Comment

Copyright © Top Ontv.